31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.
“BalkanWeb” raporton se seanca në gjykatë ndaj Tanushit po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Nga ana e saj, Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.





