Nga Shpëtim Kodra

Demaskimi i miteve nga Rainer Zitelmann

Një libër i ri mjaft interesant. Një studim shkencor, i mbështetur vetëm në prova, fakte e dëshmi bindëse. Një libërme 365 faqe, nga të cilat 17 faqe janë bibliografi, që përmban titujt e botimeve nga rreth 250 autorë. Dr.Rainer Zitelmann –historian, psikolog, politikan, konsulent menaxhimi, sipërmarrës. Si një gjykatës i paanshëm , evidenton dhe ve nëpeshoren e drejtësisë, argumentet e shumta, që kanë sjellë dy palë studiuesish të njohur sot në botë: mbrojtësit e kapitalizmit dhe antikapitalistët. Një leksion mjaft i qartë për njerëzit e kulturës, për ekonomistët, për politikanët dhe juristët, nga radhët e të cilëve duhet të dalin parlamentarët.

 Zitelmann rrëfen:”Si adoleshent unë isha maoist. Kisha formuar një “Qelizë të kuqe” në shkollën time, kur isha 13 vjeç dhe kisha botuar gazetën “Flamuri i kuq”. Socializmi i vërtetë, për mendimin tonë, ekzistonte vetëm në Kinën e Maos dhe në Shqipërinë e Hoxhës. “Informacionin” për Kinën e merrnim nga Revista e Pekinit, ndërsa informacionet për Shqipërinë i merrnim nga Radio Tirana. Në vitin 1977, kur isha 20 vjeç, isha ende marksist. Edhe Karl Poper, një filozof i madh, në moshën 17 –vjeçare, i tërhequr prej ideve utopike komuniste, për barazi, liri e drejtësi, mori pjesë në njëdemonstratë, e cila u shtyp me gjak nga policia. Pati 4 të vrarëe shumë të plagosur.

 Po atë mbrëmje K.Poper vendosi ta braktisë përgjithnjëkomunizmin, pasi takoi organizatorët komunistë, pas demonstratës. U tmerrua, kur pa që ata, në vend që të ishin tëtrishtuar, përkundrazi ishin të ngazëllyer. “Kjo do të thoshte se e kishin arritur qëllimin, derdhjen e gjakut. 17 vjeç, pa kurrfarë përgatitje filozofike, nga një episod, ai zbuloi thelbin e diktaturës komuniste” –thotë  Kadare. Qemal Stafa, mbrojtësi i devotshëm i idealeve të bukura komuniste, ishte 22 vjeç, kur e vranë. Politikani më i zgjuar anglez çërçill Ka thënë:”Komunizmi –filozofi e dështimit, kredo e injorancës. Të mos jesh komunist 20 vjeç, je pa zemër. Të jesh komunist 40 vjeç, je pa tru.Vesi i kapitalizmit –ndarja e pabarabartë e pasurisë. Virtyti i socializmit –ndarja e barabartë e varfërisë”.                                                                   

 Zitelmann, i gënjyer në moshë fare të re nga propaganda e dhunshme maoiste dhe enveriste, pasi vizitoi Shqipërinë, shprehu bindjen se diktatori paranojak E.Hoxha jetonte me frikën e sulmit nga vendet kapitaliste, kur ndërtoi qindra mijëra bunkerë. “Ne nuk e dinim, vijon ai, se E.H dhe komunistët drejtues jetonin një jetë shumë luksoze, krejtësisht të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. I ashtuquajturi Bllok, njëzonë qendrore në Tiranë, ishte sa 21 fusha futbolli. Banorët e Bllokut merrnin një trajtim krejt të veçantë. Të gjithë kishin staf pritjeje e shërbimi, dyqane speciale, ku blinin sende ushqimore e veshje perëndimore. Kishin vila qeveritare dhe shtëpi pushimi në të gjithë vendin, si dhe një mori privilegjesh.

 E.Hoxha shkroi 68 libra, më shumë se sa shkruan shumica e shkrimtarëve. Përktheva një nga veprat e tij më të shkurtra,nga anglishtja në gjermanisht, kur isha 14 vjeç. Duket absurde që lideri i një shteti duhet të izolohet e të prodhojë libra për epërsinë e socializmit, kur bashkëkombasit e tij jetonin nëvendin më të varfër të Evropës”. Avokat Spartak Ngjela:”Ndërtimi psikik i E.Hoxhës, e shtynte atë drejt intrigës, urrejtjes e vrasjes. Vrasjen e kishte ushqimin kryesor tëshpirtit. Ishte vrasës serial i intelektualizmit dhe i shoqërisëshqiptare”. Edhe Gorki i shkruante më 1918 Leninit që i përçmonte intelektualët: ”Pasuria e një vendi, fuqia e njëpopulli maten me sasinë dhe cilësinë e intelektualëve. Kurse ne presim kokën e popullit, vrasim trurin e tij”.

 Në veprën “Në mbrojtje të kapitalizmit” R.Zitelmann vërteton që kapitalizmi është sistemi më efikas, më progresiv e më i lirë; më demokratik e më i suksesshëm në uljen e varfërisë dhe në rritjen e mirëqenies. Kapitalizmi i vërtetë dhe jo ai hibrid, i shartuar me mentalitetin autoritarist dhe etatist tëliderëve të pazëvendësueshëm. Gati  70 vjet K.Poper studioi dhe ndoqi hap pas hapi totalitarizmin nazist e komunist. Pas denoncimit të krimeve diktatoriale, ai merr guximin të thotë:”Edhe demokracia është e aftë të bëjë krime, nëse abuzohet me të”. Në librin “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”(1945), aishprehet:” Ne jemi kërkues të së vërtetës, jo zotërues të saj. Pushtetet e qeveritarëve duhet të kufizohen”. Kapitalizmi, liberalizmi demokratik nuk është përgjegjës për urinë dhe varfërinë,  për shkatërrimin e mjedisit, për luftrat dhe fashistizimin. Janë qeverisjet diktatoriale. Antikapitalistët dinëpak për historinë, varfërinë ekstreme dhe rrethanat çnjerëzore, në të cilat jetuan paraardhësit e tyre. çdo problem e krizë ia atribuojnë, jo shtetit, por mangësive në tregun kapitalist. Nuk pranojnë që çdo sistem antikapitalist ka dështuar.

 Teoritë antikapitaliste nuk përshtaten me faktet historike. Pra kemi divergjencën e fakteve historike me ato ekonomike. Ato thjesht përforcojnë paragjykimet mbi botën. Autori e cilëson kapitalizmin sistem ekonomik sipërmarrës. Kurse socializmi është sistem, ku dominon prona shtetërore e ku nuk ka as konkurencë, as çmime reale. Socializmi është i mirë vetëm nëletër. Kapitalizmi ka përmirësuar kushtet në të cilat jetojnënjerëzit, ka ngritur standardin e jetesës, ka ulur ndjeshëm varfërinë. Debati mbi të këqiat e kapitalizmit s’është një gjyq i drejtë, sipas autorit. Para se të shfaqej kapitalizmi, shumica e njerëzve në botë jetonin në varfëri ekstreme. Në vitin 1820 rreth 90 ç e popullsisë në botë jetonin në varfëri ekstreme. Nëvitin 1981 shkalla e varfërisë absolute ishte 42,7 ç, në vitin 2000 ishte 27,8 ç ,ndërsa sot kjo shifër është më pak se 10 ç.Numri i fëmijëve që punojnë në mbarë botën ka rënëndjeshëm.

 Për të kapërcyer urinë dhe varfërinë, kapitalizmi ka bërë mëtepër se çdo sistem tjetër në historinë botërore. Uria më e madhe, e shkaktuar nga njeriu në 100 vitet e fundit, ndodhi nësocializëm. Uria e viteve 1921 -1922 në Bashkimin Sovjetik, u kushtoi jetën 5 milion njerëzve, sipas shifrave nëEnciklopedinë e madhe sovjetike të vitit 1927. Vetëm njëdekadë më vonë, kolektivizimi i bujqësisë dhe likuidimi i kulakëve, vranë 6 -8 milionë njerëz. Eksperimenti më i madh socialist në historinë botërore, Hapi i Madh Përpara, në fundtë viteve ’50 të sh.XX shkaktoi në Kinë urinë më të madhe nëhistori dhe vrau 45 milion njerëz. Ishte edhe një fatkeqësi ekologjike –thotë autori.  Në sh.XX  80ç e gjithë viktimave tëurisë në botë, vdiqën në Kinë dhe në BRSS. Dhe kudo ku kapitalizmi është shfuqizuar, varfëria është rritur. Edhe nëKamboxhia terrori dhe shfarosja e popullsisë, kur u tentua tëboshatisen qytetet, rezultuan katastrofike. 

 Të gjitha sistemet që i janë drejtuar Marksit, 24 eksperimente socialiste kanë dështuar. Eleminimi i lirisë ekonomike ka çuar në rënien ekonomike, si dhe në eleminimin e lirive politike. Engels premtoi se pas socializimit të mjeteve të prodhimit, shteti “do të vdesë” plotësisht. Pas premtimeve të mëparshme se në vitet 30 -40  në BS do të ndërtohej socializmi, nëkongresin XXI (1961) pasoi premtimi tjetër utopik i ndërtimit të komunizmit në 20 vjet. Do t’u sigurohej qytetarëve njëstandard jetese “më i lartë se në çdo vend kapitalist”, me ditën më të shkurtër, më produktive e më të paguar të punës. Do tëarrihej një bollëk përfitimesh materiale. Utopia absurde e arritjes në komunizëm përmes luftës së klasave dhe diktaturës së proletariatit.

 Pas vdekjes së Mao ce Dunit më 1976, Kina vendosi, hap pas hapi, të prezantojë, në mënyrë të qëndrueshme, parimet e kapitalizmit. Ulja e varfërisë globale, është  rezultat i këtij zhvillimi në Kinë. Deri më 1981, rreth 88ç e popullsisë kineze jetonte në varfëri ekstreme. Kur panë se si jetonin punëtorët në Japoni, kinezët e kuptuan shpejt se si i kishte gënjyer propaganda komuniste për arritjet “e lavdishme” në Kinë dhe për “mjerimin” në vendet kapitaliste. Deng Xiaoping, babai i reformave të mëvonshme kapitaliste, është shprehur:”Sa mëshumë shohim botën e jashtme kapitaliste, aq më shumë e kuptojmë se sa të prapambetur jemi”. Shpallja zyrtare e ekonomisë së tregut u bë në Kinë në tetor 1992, në kongresin XIV të PKK. Kina me shumë milionerë e miliarderë, por edhe me qindra milionë që jetojnë më mirë, nuk e braktisi plotësisht planifikimin e centralizuar ekonomik.   

 Një dëshmi mëse të qartë dhe elokuente të avantazheve tësistemit kapitalist, për mirëqenie dhe standard jetese, nëkrahasim me sistemin socialist, e shohim në ndarjen me dy pjesë të disa vendeve e popujve. Për të kaluar Murin e Berlinit e për një jetë më të mirë në perëndim, u vranë 230 veta. 5000 vetë e kaluan. Filmat “Tuneli” e “Balona” i pasqyrojnësakrificat e jashtëzakonshme për ta kaluar. Edhe sot, po tentove të kalosh kufirin e Koresë së Veriut për në Korenë e Jugut, që është shumë më e përparuar ekonomikisht, mundedhe të vritesh. Edhe në Hong Kongun kapitalist, kur  iu kthye Kinës, pati protesta të fuqishme. Vendet me indeks më të ulët të lirisë ekonomike janë: Koreja e Veriut, Venezuela, Kuba, Sudani e Zimbabve. Në një letër  drejtuar Engelsit, Marksi, sapo kish mbaruar “Kapitalin” dhe, sikur ta ndiente tragjedinëe ardhshme, i shkruante:”Idetë tona do të jenë fatlume dhe do të realizohen pa dhimbje të mëdha, nëse do të zbatohen nëvende të zhvilluara, si Anglia, SHBA, Holanda, Gjermania, Franca; por do të jenë fatkeqe nëse do të zbatohen në vende tëprapambetura, si Rusia, Kina, India etj.

 Historia e provoi profecinë e Marksit, që kaloi nga eksperimentimi, në dështim e së fundi në zhgënjim. Marksi  ka thënë edhe: “Nuk është i lirë një popull që shtyp njëtjetër”. Edhe profecia e parë, edhe thënia e dytë janë vërtetuar. Në Rusinë e prapambetur të vitit 1917 u eksperimentua për herë të parë Revolucioni Socialist. Sot Rusia  voton 87,29 çpër tiranin, që shkaktoi vdekjen e kryeopozitarit Navalni  nëKharp-in gulag arktik; që po shkatërron Ukrainën e po vret popullin “vëlla” ukrainas. Megjithatë “operacionin special” Putini e quan të suksesshëm dhe ekonominë të pacënuar, duke mos marrë në konsideratë as vdekjen e bijve të Rusisë, qëvriten çdo ditë për “ringjalljen” e  perandorisë ruse, kur kanërënë të gjitha perandoritë.

 Lidhur me pabarazinë në kapitalizëm, Yaron Brook thotë:”Nuk ka arsye të mendojmë se barazia ekonomike është njëideal dhe se pabarazia ekonomike është diçka që kërkon justifikim të veçantë”. Edhe Marksi kritikoi socialistët e tjerëqë mbronin një “shpërndarje të barabartë”. Cili aspekt ështëmë i rëndësishëm? Rënia e varfërisë dhe rritja e standardit tëjetesës për shumicën e njerëzve në një shoqëri, apo rritja e pabarazisë? Kristian Nionietz citon përparimin teknologjik, si një nga nxitësit kryesorë të rritjes së pabarazisë. Ëatkins e Brook:”Globalizmi mund të prodhojë fitues e humbës në tëardhura, por në konsum ai i bën pothuajse të gjithë fitues”. Ata listojnë 11 pajisje shtëpiake, për të cilat një amerikan duhej të punonte 575 orë më 1973, ndërsa në 2013 i duhej tëpunonte vetëm 170 orë. Shto këtu cilësitë e reja të produkteve.

Konkurenca kapitaliste i bëri telefonatat dhe fluturimet shumëmë të lira. Por në shumë vende shteti është shumë i fortë, aty ku duhet të jetë i dobët, në fushën e ekonomisë. Kur antikapitalistët fajësojnë tregun e lirë, kapitalin e jo shtetin, kjo nuk mbështetet nga faktet. Cili do të ishte çmimi i eleminimit të pabarazisë? Ëalter Scheidel konsideron niveluesit më të mëdhenj të sh.XX dy luftrat botërore dhe revolucionet komuniste. Uljet e konsiderueshme të pabarazisëjanë arritur ndonjëherë vetëm si rezultat i goditjeve tëdhunshme si: lufta, revolucioni, dështimi i shtetit, sëmundjet pandemike, apo tërmetet. Viktima të tyre kanë qenë e janë, jo vetëm të pasurit, por edhe miliona njerëz që e kanë paguar dhe e paguajnë me humbjen e jetës, të lirisë, të të ardhurave e tëpronave të tyre.

 Aktualisht agresioni rus në Ukrainë detyroi Finlandën të futet në Nato; detyron atë dhe shtetet e tjera të Natos të shpenzojnëmiliarda për t’u armatosur gjthnjë e më shumë, në dëm tërritjes së mirëqenies së popujve. Kërcënimi i Evropës perëndimore nga oligarkia komuniste ruse ka shkaktuar kriza artificiale, për eleminimin e të cilave duhen sakrifica e përpjekje të imponuara mjaft shteteve, ndërsa shihet qartë se sa i ka kushtuar e do t’i kushtojë Ukrainës. Ulësit më tëmëdhenj të varfërisë janë proceset paqësore. Kapitalizmi u ka mbijetuar krizave edhe në kohë paqeje dhe varfërimi në rritje nuk është vërtetuar. Krizat janë rezultat i cikleve normale ekonomike. Krizat kapitaliste e forcojnë ekonominë, sepse kompanitë jo produktive dalin nga tregu.  Liberalizmi –ideologji politike, që synon ta kufizojë sa më shumë fuqinëdhe ndërhyrjen e shtetit, për të siguruar lirinë individuale dhe autonominë krijuese. ​​​​Adam Smith:”Ka një dorë të padukshme që ve rregull në forcat e tregut”.Mekanizmat e tregut janë e vetmja mënyrë për të vendosur se çfarë duhet prodhuar e si duhet shpërndarë, pa përdorur forcën e shtetit. Kapitalizmi siguron produkte dhe inovacione më tëmira, përmes konkurencës, duke promovuar pluralizmin dhe decentralizimin. Kapitalizmi është rruga e vetme e vlefshme, për të krijuar mundësi të reja dhe pasuri. Kapitalizmi ndryshohet, modifikohet, por nuk rrëzohet. Ayn Rand:”Kapitalizmi duhet mbështetur, duke u nisur edhe nga bazat e moralit e jo vetëm nga baza e përfitimit praktik”. 

 Milton Friedman:”Veprimet e një ekonomie të centralizuar shoqërohen gjithnjë me një shtypje politike”. Friedrich Hayek:”Liria ekonomike, e ofruar nga kapitalizmi është kusht i nevojshëm për lirinë politike”. ​Joseph Schumpeter:”Fitimi sipërmarrës lind në ekonominë kapitaliste, kudo ku prezantohet me sukses një metodë e re prodhimi”.Sipërmarrësi i suksesshëm fokusohet kryesisht në nevojat e klientëve. Njerëzit më të pasur në botë, përgjithësisht, kanëpasur ide unike sipërmarrëse dhe kanë sjellë në treg produkte, që janë njohur si të dobishëm nga konsumatorët; si për tëkrijuar lehtësira, ashtu edhe për çmime më të lira. Brian Acton dhe Jan Koum shpikën ËhatsApp-in, të cilin njerëzit e përdorin për mesazhe, skedarë, apo telefonata falas. Nuk ështëmë nevoja të mbash me vete harta në letër, për t’u orientuar, artikuj gazetash, apo disqe këngësh, etj. I gjen në internet.

 Kompanitë që abuzojnë me besimin e klientëve të tyre, dëmtojnë reputacionin e tyre dhe ndëshkohen nga klientët dhe nga tregu financiar. Kurse në sistemet socialiste konsumatorët janë të pafuqishëm dhe në mëshirën e ndërmarrjeve shtetërore, sepse ato janë monopole që nuk mund tëfalimentojnë. Klientët atje nuk kanë alternativë, ngaqë nuk ka konkurencë. Ekonomia e centralizuar falimentoi në fund tëviteve ’80 të sh.XX në BS dhe në ish kampin socialist dhe u detyrua të futet në rrugën e ekonomisë së tregut. Një proces shumë i vështirë e i ndërlikuar. Kaosi shpërtheu në vitet ’90. Njerëzit që kishin jetuar në varfëri të skajshme në socializëm donin të pasuroheshin sa më shpejt. Ata s’e kuptuan si funksionon ndërtimi i pasurisë në kapitalizëm.  

 Adri Nurellari, i  pyetur nga Zitelmann, se çfarë shkoi keq me kalimin nga socializmi në demokraci dhe në ekonominë e tregut, u përgjigj:”Nuk ka pasur asnjë ndryshim në qarqet e elitës. Në thelb ato kanë mbetur të njëjta. Ka mbetur njëduzinë familjesh, që kanë pasur pushtet në kohën e Enver Hoxhës; ata e kanë dhe sot…Dr. Zitelmann ka përfshirë dhe Shqipërinë në mesin e shumë vrojtimeve, që ka bërë në vende të zhvilluara e të pazhvilluara, për të matur perceptimin e qytetarëve për korrupsionin…Sondazhi tregon se shqiptarët nuk kanë nxjerrë mësime nga pësimet dhe, pavarësisht mjerimit gjysmë shekullor në regjimin më totalitar e më tëizoluar të Evropës, vazhdojnë të kenë mentalitet antikapitalist. Edhe pse plagët e komunizmit janë ende të hapura nëShqipëri, vetëm 9 ç e të anketuarve shqiptarë, janë tëmendimit se kapitalizmi është i pazëvendësueshëm…Shumëqytetarë kanë nostalgji për robërinë e një regjimi terrorizues”. Korrupsioni aktual në demokracinë tonë  virtuale ka sjellë, qënë media vazhdimisht të raportohet për qeveritarë qendrorë e lokalë, të cilët hyjnë e dalin në SPAK.

27.03.2024