Italia vijon të shënojë një trend rritës për sa i përket viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend brenda 24 orëve.
Sipas komunikatës së përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga 101 mijë tamponë të kryer në ditën e fundit 1585 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar. Gjithashtu u regjistruan dhe 13 viktima.
Personat që e kanë fituar betejën me virusin janë 689, ndërkohë që është rritur me 6 numri i shtrimeve të terapinë intensive.
Rajonet më të prekura që vijojnë të shënojnë më shumë raste të reja vijojnë të jenë Lombardia dhe Kampania.