Një 84-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:50, në lagjen nr.5, te rruga e “Ferrave” në Kavajë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.S., është gjetur pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.