Ky është momenti kur policia i bën testin e alkoolit Jetmir Dacit, 44-vjeçarit që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën Përrenjas-Qafë Thanë ku përplasi 6 persona të një familjeje.
Në testin e bërë rezulton se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.
Aktualisht ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa njëra prej vajzave ka përfunduar në koma.
Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre. Për pasojë 23-vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare, të treja motra. Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.





