Tri automjete janë përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka dhe të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në Xibrakë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.
Nga përplasja, të tri automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i një autoveture.





