Ndeshjet e parë çerekfinale të Euopra League dhe Conference League i japin Italisë pothuajse sigurinë për të pasur 5 skuadra në edicionin e radhës të Champions League.
Fitorja e bujshme e Atalantës 3-0 kundër Liverpool-it në Anfield dhe suksesi i Romës 1-0 ndaj Milanit në San Siro, (që siguron praninë e një skuadre italiane në gjysmëfinale) dhe barazimi i Fiorentinës me Viktoria Plzen konsolidoi epërsinë e italianëve në renditjen e UEFA-s.
Pas këtyre rezultateve Italia thellon më tepër diferencën në renditje me konkurrentët e tyre. Gjermania vjen e dyta, pasi kaloi Anglinë, që tani është e treta.
Një siguri që në këtë pikë do të mbërrijë që në javën e ardhshme me ndeshjet e kthimit.
Në fakt, nëse Atalanta nuk humbet në Bergamo përballë Liverpool-it dhe Fiorentina fiton kundër Viktoria Plzen, Italia zyrtarisht do të mund të llogarisë 5 skuadra në Champions League, sezonin e ri.
Një rezultat që, mund të konkretizohej edhe më herët, në ndeshjet e dyta çerekfianle të Champions League, bazuar në rezultatet e skuadrave angleze dhe gjermane që garojnë në këtë kompeticion.
Aktualisht renditja e UEFA-s është kjo:
ITALI 18,428 pikë dhe katër ekipe të mbetura në garë
GJERMANI, 16,785 pikë dhe tre ekipe të mbetura
ANGLI, 16,750 pikë dhe pesë ekipe të mbetura
SPANJË, 15,062 pikë dhe tre ekipe të mbetura
FRANCË, 14,750 pikë dhe tre ekipe të mbetura





