9 viktima, 98 raste të reja dhe 104 pacientë të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Nga dy viktima janë regjistruar në Shkup, Gostivar dhe Strumicë.

Në mesin e viktimave janë dy nën moshën 30-vjeçare, respektivisht një 23-vjeçar nga Shkupi dhe një 29-vjeçar nga Strumica. Viktima nga Shkupi evidentohet si viktima më e re si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, ndërsa qytetet e tjera kanë nën 10 të infektuar. Edhe numri i të shëruarve më i lartë është në Shkup. Indeksi i infeksionit në raport me numrin e testeve sot shënon 7 për qind.