E hëna dhe e marta janë dy ditë historike për Kosovën, pasi Këshilli Evropian do të votojë raportin e Dora Bakoyannis për aplikimin e Kosovës në Këshill dhe do të ketë votime në komitete dhe në Asamblenë Parlamentare.
Procesi i votimit do të jetë sfidues, pasi disa vende si Spanja dhe të tjera kanë folur hapur kundër anëtarësimit të Kosovës.
Të hënën, më 15 prill 2024, nga ora 14:00 -15:15, Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE. Po ashtu, të njëjtën ditë, në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE.
Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë sesion do të diskutohet raporti i Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë. Asambleja Parlamentare i ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që na kanë njohur, ndërsa 14 që nuk na kanë njohur.
Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024. Po ashtu, të martën nga ora 10:30-12:30, Komiteti për Politikë dhe Demokraci, në sallën 9, do të diskutojë për raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilin do të flasë raportuesja për Kosovën, Bakoyannis.
Në këtë takim do të paraqiten edhe dy raportet e tjera të dy komiteteve që kanë ndihmuar në hartimin e opinionit konsultativ.
Procesi i votimit në tërësi do të jetë sfidues, disa vende si Spanja dhe të tjera kanë folur hapur kundër anëtarësimit tonë, por besoj kësaj radhe do të triumfojmë, pasi që mbështetja e vendeve mike është e pa rezervë, ndërsa angazhimi i delegacionit ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë unik e serioz. /KosovaPress/