Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në Sukth.

Nga itë dhënat që përcjell policia, mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu policia e Durrësit njofton se u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Ll., 66 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases N. Ç.