Policia e Vlorës ka arrestuar një person, nën akuzën për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Uniformat blu kanë prangosur 58-vjeçarin M.I., pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





