Një makinë është përfshirë nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Makina është shkrumbuar plotësisht dhe dyshohet se shkak mund të jetë bërë një defekt teknik në motorin e makinës.

Nga raportimet e para mësohet se makina ka qenë në lëvizje kur ka marrë flakë.