Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi (dje ishin 7).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.624.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1008 raste të reja pozitive, (dje ishin 1458) për një total prej 288,761 të prekurish nga Covid-19.

Gjithashtu pati edhe 316 të shëruar, për një total prej 213,950 raste pacientësh.