Përmbytjet e moti i keq nuk ka kursyer as Dubain luksoz.
Në pak orë, rrugët u mbuluan nga uji e çdo fluturim u anulua.
Stuhia fillimisht kishte goditur Omanin të dielën përpara se të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndërprerë energjinë, përmbytur shtëpitë dhe duke krijuar kaos me trafikun.
Ashtu si në Kazakistan, Pakistan, Rusi apo Afganistan, kjo situatë a vjen si pasojë e fenomeneve natyrore? A ndodhi e njëjta gjë me Dubain?
Në media e rrjetet sociale po qarkullojnë hipotezat se në fakt autoritetet në Dubai i nxitën reshjet e dendura të shiut.
Spekulohet se retë ekzistuese janë stimuluar për të prodhuar shi. Por sipas ekspertëve, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata thonë se nuk mund të krijosh shi nga ajri i hollë.
Ata theksojnë se janë ndryshimet klimatike shkaku, pasi në detet përreth Dubait uji është ngrohur shumë. Kjo më pas ka rritur normat e avullimit.
Një tjetër eksperte e meteorologjisë Suzanne Grey tha se stuhitë tropikale nuk janë “ngjarje të rralla për Lindjen e Mesme”.
Ajo citoi një studim të fundit që analizonte gati 100 ngjarje të tilla në Gadishullin Arabik jugor nga viti 2000 deri në vitin 2020, sidomos në mars dhe prill.
Megjithatë reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gadishullin Arabik, i cili zakonisht njihet për klimën e tij të thatë. Temperaturat e ajrit në verë mund të rriten mbi 50 gradë Celsius.
“Mbjellja e reve” është një lloj procesi i modifikimit të motit që zakonisht përpiqet të rrisë shiun ose borën.
Që lagështia të kondensohet, ajo ka nevojë për një sipërfaqe për t’u ngjitur. Brenda një reje, ka grimca të vogla në ajër të quajtura bërthama kondensimi, të cilat ofrojnë një bazë për lagështirën.