DailyMail shkruan se “rebelët e mbajtjes së maskave” detyrohen të gërrmojnë varret e viktimave të koronavirusit në ishullin indonezian të Java.
Tetë njerëz që refuzuan të mbajnë maskë në krahinën e Gresik u ndaluan dhe u detyruan të gërrmojnë varre në varrezën publike të fshatit Ngabetan.
“Për momentin kishin vetëm tre varrmihës, prandaj mendova t’i marrim edhe këta njerëz për të punuar me ta. Shpresojmë që kjo t’u bëhet mësim që ata të mos bëjnë më shkelje të tilla.” ,tha kreu i distriktit të Cerme.
Numri i rasteve të Covid-19 po rritet në Cerme, dhe kjo ka bërë që zyrtarët e fshatit të risin masat e sigurisë shëndetësore. Rezidentët që refuzojnë masat shëndetësore sipas ligjit duhet të kryejnë dënim me punë komunitare.
Dje Indonezia kishte një rritje të rasteve me koronavirus prej 3,636 duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 218,382. Kryeqyteti i ishullit Jakarta ka shënuar numrin më të madh të rasteve me 54,220, ndërsa në lindje të Java janë shënuar 38,088.