Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lënë spitalin ditën e sotme, pas qëndrimit 10-ditor me COVID-19 dhe pneumoni.
I veshur me një kostum dhe duke buzëqeshur, 83-vjeçari u bëri thirrje qytetarëve ta marrin seriozisht virusin dhe t’i përmbahen rregullave të distancës dhe të lajnë shpesh duart. Ai tha se kurrë nuk kishte frikë aq shumë për jetën e tij sa nga kjo sëmundje ‘tinëzare’.
“Unë e kapërceva atë që e konsideroj ndoshta sfidën më të rrezikshme të jetës sime“, tha ai.
Berlusconi ishte prej ditësh në gjendje kritike për jetën pasi ka probleme me zemrën dhe përdor një stimulues kardiak. Ai falënderoi mjekët e tij në spitalin “San Raffaele” në Milano që u kujdesën për të.