Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të mbajë fjalim sot në Këshillin e Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara rreth orës 16:00.
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiç.
Vjosa Osmani do të flasë për zbatimin e reformave në Kosovë, sundimin e ligjit, demokracinë, të drejtat e njeriut etj.
Ndër të tjera, Presidentja e Kosovës pritët të flasë edhe për nevojën për të bërë drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.
Në këtë pikë pritet të ketë edhe një përballje mes Osmanit dhe Presidentit serb.