Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, me pasojë dy viktima.

Dy makina një tip “Benz'” dhe një tip “Volkswagen” janë aksidentuar duke shkaktuar 2 viktima dhe 2 të plagosura.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, ku “Benz”-i i ka rënë nga pas makinës “Volkswagen”, në të cilën udhëtonin 4 vajza.

Policia informon se si pasojë, kanë ndërruar jetë 2 pasagjere. Mësohet se viktimat janë 23 dhe 21 vjeçe.

Edhe vajzat e plagosura janë në gjendje kritike për jetën.

Njëra prej tyre është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilat ishin të bllokuara, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore,  ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.