Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë.

Në fshatin Fiershegan, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Marjo Arapi, 31 vjeç.

Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve e aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se po punon për të identifikuar dhe kapur dy autorët, që besohet se kanë plagosur të riun.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.