Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi.
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore ka shkuar në 35.610.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1458 raste të reja pozitive, për një total prej 287 755 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 443 të shëruar, për një total prej 213.634 raste pacientësh.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 265 raste të reja pozitive.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16 899 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103 339.