Episodi i pazakontë ndodhi në një ndeshje të Kupës së Amerikës së Jugut, mes skuadrës braziliane, Corinthians, dhe argjentinasve të Argentinos Juniors, në minutën e 58-të. Qendërmbrojtësi i Corinthias, Raul Gustavo, gjatë një dyluftimi në anësore, shtyhet nga kundërshtari, por kur ngrihet për rivënien e topit në lojë bën gabimin fatal, duke shtyrë anësorin, që po ndërhynte për të shmangur një përplasje të mundshme fizike mes futbollistëve. Kryesori kilian, Piero Mazas, i sinjalizuar edhe ndihmësi i tij, Carlos Poblete, nxjerr menjëherë kartonin e kuq për lojtarin, që edhe pas këtij vendimi vijon protestën me pretendimin se nuk ka bërë asgjë të gabuar.
Shtyn anësorin, merr direkt karton të kuq
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Anijet presin në radën e portit të Durrësit, Metalla: Kapacitetet përpunuese janë dobësuar ndjeshëm
Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës





