Arrestohen në flagrancë dy të rinj në Durrës, që mbanin armë të ftohte dhe shkop metalik me vete.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me sende të kundërligjshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, gjatë patrullimit në lagjen nr. 16, Durrës, kanë ndaluar shtetasit E. D. 22 vjeç dhe H. M. 21 vjeç, të dy banues në Durrës.

Policia raporton se gjatë kontrollit fizik, atyre iu kanë gjetur një shkop metalik dhe një thikë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve