Në Rusi, në 41 rajone ka nisur votimi në zgjedhjet lokale, të cilat po shihen si test për partinë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, mosbesimi ndaj së cilës ka filluar të rritet. Zgjedhjet lokale mban vetëm një vit para zgjedhjeve legjislative.
18 nga 41 rajonet do të zgjedhin guvernatorët; 11 do të zgjedhin legjislaturat rajonale; 22 qytete do të votojnë për kuvendet komunale. Po ashtu, nga këto zgjedhje do të votohet edhe për katër vende të lira në Dumën Shtetërore. Rreth 35 milionë votues kanë të drejtë vote.
Për shkak të referendumit së fundmi të mbajtur për ndryshimet kushtetuese, përmes së cilit iu lejua presidentit Vladimir Putin që të qëndrojë në pushtet edhe për dy mandate, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk është ftuar që të monitorojë zgjedhjet lokale.
Për shkak të përhapjes së koronavirusit, votimet për zgjedhjet lokale në Rusi janë mbajtur edhe më 11 dhe 12 shtator. Por, kritikët e Putinit thonë se kjo është përpjekje për të falsifikuar rezultatin zgjedhor në favor të partisë “Rusia e Bashkuar” që është në pushtet.
Fushata zgjedhore në disa rajone është përshkruar me diskualifikimin e disa kandidatëve që nuk i përkasin partisë në pushtet, me sulme ndaj kandidatëve opo0uitarë dhe shkatërrimin e materialeve të fushatës zgjedhore.