Presidenti Donald Trump dhe Jeff Mason, gazetar i Reuters janë përfshinë në një debat për shkak të maskës që ky i fundit mbante në fytyrë, si një ndër masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Duhet ta heqësh maskën, të lutem! Mund ta heqësh. Sa metra larg je?”, iu drejtua Trump gazetarit Mason, cili refuzoi duke i thënë se mund të fliste me zë më të lartë që të dëgjohej, por Trump shtoi:

“Në rregull, nëse nuk e heq, të del zëri i mbytur, kështu që nëse e heq do të ishte shumë më lehtë”. Gazetari këmbënguli për të ngritur zërin, duke mos e hequr maskën.

Por edhe pse u pajtua me vendimin e gazetarit të Reuters, Trump përgëzoi një tjetër gazetar në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, i cili hoqi maskën në momentin që do të bënte pyetjen.