Në kushte të rënda psikologjike, një shtetas sirian është vetëplagosur me thikë në dorë mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se  i ndodhur në  kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.