Mirlind Daku është rikthyer në formën e tij më të mirë në kampionatin rus.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol me peshë për ekipin e tij Rubin Kazan në barazimin 1-1 përballë Ural për llogari të javës së 26-të.
Ndërkombëtari shqiptar ishte titullar dhe pas disa aksionesh të rrezkshme zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë.
Dakku merr një top të gjatë nga Rozhkov, shmang bukur kundërshtarin, hynë në zonë dhe me një goditje kiriugjikale tundi rrjetën.
Me Rubin në avantazh, u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes. Në pjesën e dytë, vendasit luajnë më mirë, por janë miqtë që shnojnë me kroatin Begic 4 minutata para fundit dhe gjithçka u mbyull 1-1.
Ky ishte goli i 7 në kampionatin rus për sulmuesin e Shqipërisë, ndërsa ka dhënë edhe 4 asiste në 24 ndeshje të aktivizuara në këtë sezon.
Në prag të Europianit, Daku është një ndër sulmuesit më produktiv të kombëtares duke treguar se meriton të jetë pjesë e listës me 26 lojtar.





