Trajneri Luciano Spalletti po planifikon një samit me 4 numrat 10 të Italisë ndër vite në prag të Europianit.
Të kaltrit do të përballen me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën në fazën e grupeve të Euro 2024.
“Unë do të doja të sjell katër 10-tat e Kupës së Botës së Italisë në vite, Baggio, Del Piero, Totti dhe Antognoni në Coverciano, kur të takohemi për t’u përgatitur për Europian. Unë kam folur për këtë çështje me presidentin Gravina. Imagjinoni sikur ata të merrnin pjesë në një nga seancat tona stërvitore: do t’i shtynte djemtë të rrisnin nivelin e tyre”, tha Spalletti në intervistë për “Corriere dello Sport”.
Sa i përket besimit dhe pritshmërive për Kampionatin Europian, trajneri i Italisë shpjegoi:
“Nuk duhet të kemi frikë nga askush. Ne jemi mjeti për të arritur lumturinë e plotë. Kemi për detyrë të sillemi në mënyrën e duhur. Një lojtar pak më pak cilësor, por moralisht i motivuar prodhon një lojë më të mirë, ky parim shumë banal nuk mund të etiketohet si kodi i Spalletit, por si një detyrë e domosdoshme profesionale”, shtoi ish-tekniku i Napolit.
Ftesa e Spallettit tërhoqi menjëherë entuziazmin e Giancarlo Antognonit, fitues i Kupës së Botës në vitin 1982.
“Është një nismë e bukur, nëse mund të realizohet do të shkoj. Kjo nuk është një gjë e zakonshme, është iniciativë e Lucianos, nëse do të ndodhë, do ta pranoj me kënaqësi”.
Antognoni, Del Piero dhe Totti e kanë fituar Kupën e Botës, ndërsa Baggio është mundu në finaln e në 1994 nga Brazili pas penalltive.





