Vedat Muriqi pritet të ndryshoj ambient në merkaton e verës.

Sulmuesi shqiptar po shijon futbollin e tij në ishull te Mallorca, por mediat turke raportojnë se ai mund të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere.

Gazeta turke Aksam, shkruan se Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahçe.

Në shkrim thuhet se sulmuesi i Kosovës dëshiron të rikthehet në Turqi tek Fenerbahce nëse palët bien dakord.

Muriqin e shohin si zëvendësues ideal të sulmuesit Edin Dzeko, i cili mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë Saudite.

Aktualisht, vlera e ish-sulmuesit të Teutës së Durrësit në merkato është 15 milionë euro.

Ai u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020 për të provuar një aventurë të re në Itali te Lazion, që pagoi 21 milionë euro për shërbimet e tij.

30-vjeçar ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas që nga janari i vitit 2022 dhe ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asiste.