Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë, Një person mësohet se është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 maji në kryeqytet.

I plagosuri thuhet se ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.