Real Madridi siguroi titullin kampion në Spanjë, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund të La Ligas. Los Blankos fituan 3-0 me Kadizin pasditen e së shtunës, por vendimtare ishte disfata e Barcelonës në derbin katalanas me Xhironën. Barça u mund 4-2 nga surpriza e këtij sezoni.

Ndërsa për Real Madridin, nuk u vendos në diskutim suksesi ndaj Kadiz, skuadër që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.

Ky është titulli i 36 kampion në historinë e Real Madridit që është një rekord në Spanjë, ndërsa i dyti për Ançelotin me këtë ekip. Rivali i përjetshëm, Barcelona ka 27 tituj kampion.