Chelsea zhvilloi një performancë madhështore në “Stamford Bridge” duke mposhtur 5-0 rivalët e tyre West Ham.

Me këtë sukses ata kaluan Manchester United në vendin e shtatë dhe tani kanë 54 pikë, 2 më pak se Newcastle që mban vendin e gjashtë, pozicioni i fundit që të dërgon në Europë.

Për West Ham, kjo humbje duket se shuan ëndrrat e tyre për të marr pjesë përsëri në Evropën sezonin e ardhshëm.

Protagonist absolut ishte sulmuesi Jackson me një dopietë, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Palmer, Gallagher dhe Madueke.

Ndërkohë, në Brighton, “Pulëbardhat” mposhtën 1-0 Aston Villa-n me golin e Joao Pedro në minutën e 86-të.