Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është lakuar shpeh për të marr drejtimin e Bayern Munich, por francezi ka hedhur poshtë pretendimet e shtypit.
Bayern njoftoi në fillim të këtij viti se trajneri Thomas Tuchel do të ndahej me bavarezët këtë verë dhe klubi po kërkon një zëvendësues.
Zidane është lidhur shpesh me bavarezët, megjithatë, ish-mesfushori e ka refuzuar këtë detyrë edhe publikisht.
“Kush do të fitojë mes Real Madridit dhe Bayern Munich këtë fundjavë? Shpresoj që Reali. Por do të jetë një ndeshje e vështirë. A do të jem trajner i Bayern në të ardhmen? Jo. Unë do ta shikoj ndeshjen”, tha Zinedine Zidane për Sky Sports pas Çmimit të Madh të F1 në Miami.
Pas Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, Zidane bëhet trajneri i katërt që refuzon Bayern-in.
Gjigandët e Bundesligës raportohet se po mendojnë të bëjë një kthesë kundër situatës së Tuchel, megjithatë, ata e kanë mohuar plotësisht diçka të tillë.
Ndërsa drejtuesit e klubit janë duke kërkuar një zëvendësues të përshtatshëm për Tuchel, trajneri gjerman do të përgatisë skuadrën e tij për ndeshjen e tyre të dytë kundër Real Madrid të mërkurën, në 8 maj, ndërsa ata kërkojnë të arrijnë në finalja e Champions League në Wembley.





