Të paktën 25 viktima, përfshirë dy vdekje të konfirmuara, u raportuan sot në Kinën jugperëndimore pas një sulmi me thikë në një spital publik, thanë mediat shtetërore, sipas “Newsweek”.
Incidenti ndodhi në Spitalin Popullor Zhenxiong në Zhaotong, një qytet në provincën Yunnan, sipas një portali lajmesh në internet të drejtuar nga transmetuesi publik Radio Televizioni Guizhou.
Media shtetërore tha se një i dyshuar u arrestua si pasojë e incidentit.
Në Weibo, platforma e mediave sociale të Kinës e ngjashme me X, dikur Twitter, përdoruesit shpërndanë video që tregonin arrestimin e autorit të dyshuar.
Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Hsinhua e kishte përshkruar më herët ngjarjen si një “sulm të egër”, i cili çoi në vdekjen e më shumë se 10 personave.
Autoritetet në Zhaotong nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare. Asnjë motiv nuk i atribuohet sulmit së supozuar me thikë.