Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit.
Policia vendase ka njoftuar se burri është gjetur brenda bansës së tij dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Trupi i tij është dërguar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.