Në fund të fjalës së tij para mijëra emigrantëve shqiptarë në Athinë, Rama zgjodhi t’i dërgojë një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis me vargjet e Naim Frashërit të shkruar në greqisht.

“Përpara se të largohem dhe në pamundësi për ta takuar. Dëshiroj ti lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi, kryeministrit Mitsotakis.

I dashur Kyriakos, në vitin 1986 poeti ynë Naim Frashri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

“Duam më të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazërim. Me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq dhe të mos zihemi, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë! Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha Rama në fund të fjalës së tij.

Ndërkohë, kreu i qeverisë tha se ka bërë gabime ne keto 10 vite, ne asnje rast nuk ka tradhtuar ata që i kane besuar shqiptaret, te drejtoje vendin.

“Unë nuk iki dot sot pa ju thënë edhe dy fjalë: Gabime unë mund të kem bërë plot në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për cdo gabim që kam bërë, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që më kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund ti bëhet një njeriu në jetë sesa udhëheq vendin e tij. Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që me josh apo më detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës tuaj. Për të cënuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do ketë më të bukur se kjo”, u shpreh kryeministri