Edon Zhegrova ka impresionuar në këtë sezon me paraqitjet e tij në Ligën e Parë francez me Lille.
Sulmuesi shqiptar ka tërhequr interesin e disa skuadrave, por hapa konkret ka hedhur ekipi i Roma-s.
Gazeta Il Tempo shkraun se Edon Zhegrova, është një nga objektivat kryesore të trajnerit Daniele De Rossi për merkaton e verës.
Tekniku italian e shikon sulmuesin e Kosovës si përforcimin ideal për repartin e sulmit te Roma.
Zhegrova luan në krahu e djathtë të sulmit dhe gjuan me këmbën e majtë. Kjo karakteristik ka bindur klubin italian për ta afruar në merkato dhe për më tepër ai do të përshtatej mjaft mirë për planin e lojës së De Rossit.
Në këtë sezon 25-vjeçari është aktivizuar në 46 ndeshje me fanellën e Lille dhe ka kontribuar me 12 gola dhe 9 asiste, ndërsa ka grumbulluar 3,056 minuta.
Krahas Federico Chiesa-s, i cili mbetet prioritet për verdhekuqtë, në radhët e klubit kryeqytetas mund të bashkohet edhe Zhegrova.





