Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente është shumë i qartë sa i takon objektivit në këtë edicion të Europianit, aty ku bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Në një intervistë për “Teledeporte”, 62-vjeçari tha se po vlerëson që në Europian të rikthejë Iscon. Mesfushori ka gjetur sërish versionin e tij më të mirë në radhët e Betis.
“Isco nuk ka qenë në kombëtare prej një kohe të gjatë, por e njohim dhe e dimë shumë mirë kualitetin e tij. Unë e deklaroj publikisht se jam një admirues i tij.
Spanja ka fatin që në organikë të ketë shumë futbollistë të mirë, vendimin për lojtarët e grumbulluar do ta marrë pak më vonë.
Por, i di të gjitha alternativat. Isco po bën shumë mirë, e meriton dhe ka mundësi që të jetë pjesë e kombëtares”.





