Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, nga foltorja e Kuvendit foli për takimin me shqiptarët e Greqisë në Athinë. 

Klosi theksoi se takimi nuk ishte politike dhe se zëri që fituan shqiptarët në Athinë do të dëgjohet së shpejti në Itali më 26 maj, 2 qershor në Britani dhe në 6 qershor në Gjermani. 

Më tej socialisti tha se shqiptarët fituan dinjitet, konfirmuan të drejtën e tyre evropiane për të qenë të gjithë bashkë dhe të fortë. 

“U mblodhëm, ishim më shumë se 10 mijë, shumë prej tyre ngelën jashtë sallës, pasi aq ishin vendet, dhe në shesh nuk na jepnin leje. Edhe sot dëgjoj mërmërimat tuaja. Kërkuat që edhe takim ta kthenit në politikë. Shqiptarët erdhën të gjithë së bashku, kishte të majtë dhe të djathtë. Ia dolëm të bënim një zë shumë të fortë. Nuk e kuptoj, si mundet t’i bashkoheni zërit të 20-30 protestuesve dhe zërit të 20 mijë shqiptarëve të bërë bashkë. Kjo është forca juaj. Nuk ishte politike. Dëgjova një koleg, Gjekmarkaj, tha ‘çfarë përfituan shqiptarët në Athinë”. Shqiptarët fituan dinjitet, konfirmuan të drejtën e tyre evropiane për të qenë të gjithë bashkë dhe të fortë, shqiptarët dëshmuan se falë punës së tyre 30-vjeçare tashmë janë një forcë e madhe, përfaqësuesja vitale e Shqipërisë. Askush s’mund t’i shohë shqiptarët me syzet e vjetruara të nacionalizmit. Ne kaluam një të diel të jashtëzakonshme, me këngë dhe valle. Ata fituan zërin e tyre, vallëzuam të jetën këngë dhe kërcyem të njëjtën valle. Çfarë është ky projektligj? Reforma  e pensioneve është kundërshtuar nga ju. Sot kemi shumë të dhëna që flasin qartë sa mirë ia dolëm, kemi më shumë kontribut. 

Atë çfarë dua të them janë disa politika që ne duhet të jemi bashkë. Siç është kjo e pensioneve. Janë 20 marrëveshje të arritura dhe asnjë prej tyre nuk është në kohën që ju keni qeverisur. Ne vazhdojmë me parimet së majtës dhe njerëzit përfitojnë në bazë të kontributit. 

Zëri që fituan shqiptarët në Athinë do të dëgjohet së shpejti në Itali, më 26 maj, 2 qershor në Londër dhe në 6 qershor në Gjermani”,-tha Klosi.