Covid-19 ndryshoi jetët tona, por jo ambiciet, deklaroi në një postim në Twitter presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

”Pikërisht gjatë një jave, unë do të ndaj vizionin tim për një Europë më të fortë dhe një botë më të mirë pas pandemisë, në axhendën time në Bruksel”, tha ajo.

”Europa ka dhënë një sinjal shumë të fortë shprese dhe solidariteti, drejtuesit e shteteve anëtare kanë kuptuar se vetëm duke punuar së bashku, duke mbledhur fonde dhe duke forcuar ekonominë, ne mund të dalim më të fortë se sa ishim kur kemi hyrë në këtë krizë”, shtoi Von der Leyen.