Policia ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin nga Durrësi, Erti Bllaca, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin me vdekje afër Piqerasit në Sarandë.

I riu humbi kontrollin e mjetit “Citroen” dhe u përplas me murin rrethues të një banese ku për pasojë humbi jetën pasagjeri, Armand Asllani, ndërsa i plagosur mbeti shoferi dhe pasagjerja tjetër, Aurora Kalemi.

“Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.