Një ngjarje aksidentale i ka kushtuar jetën një burri mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Frakull e Vogël të Fierit.
Rreth orës 07:15, 58-vjeçari me iniciale F. L., po lëvizte me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, kur dyshohet se u rrëzua aksidentalisht, duke gjetur vdekjen, raporton policia.
Në vendngjarje shkoi një grup hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.





