Milani po bën lëvizje konkrete për të sjellë në stol Roberto De Zerbin. Në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar fizibilitetin e operacionit.
Trajneri italian ka njoftuar largimin nga Brighton dhe është i lirë për të negociuar me çdo klub.
Gjithsesi, klauzola e “famshme” e ndërprerjes së kontratës së trajnerit De Zerbi ende ekziston, edhe pse në shumë më të vogël se 15 milionë euro.
Prandaj, opsioni Fonseca bie posht te Milani, pasi ai ende duhet t’i thotë lamtumirë ekipit të Lille këtë javë.
Nuk është mister që De Zerbi e do një rikthimi në Milano, ku ai u rrit në ekipin e të rinjve përpara se të fluturonte diku tjetër.
Por kuqezinjtë nuk janë të vetmit në garë, duke qenë se telefoni i trajnerit të lindur në vitin 1979 nuk ndalon së rëni.
Disa klube të Premier League angelze dhe të tjerë e kanë ndjekur atë. Napoli i De Laurentiis po mendon gjithashtu për italianin, duke u përballur me kërkimin e një lideri të ri që mund të nis një epokë të re.
Nëse emri i De Zerbit është në rritje në bursën e Milanit, situata është ndryshe në frontin e Fonseca-s, i ndjekur edhe nga Marseille.
Çmimi i aksioneve të ish-trajnerit të Romës është në rënie të madhe, ndërsa ai do të vendosë se cilën aventurë të re do të ndërmarrë brenda shtatë ditëve të ardhshme.
Ndoshta ka rënduar shumë edhe disponimi i tifozëve, të cilët nuk ishin entuziastë për afrimin e tij te Milani.
Ndërkaq mbeten në radar Van Bommel dhe Coinceicao, por shumë larg.





