Ditën e sotme janë zgjedhur me short tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojnë ankesat e partive politike vitin e ardhshëm.

Anëtarët u përzgjodhën nga një listë e përbërë nga 16 gjyqtarë. Lista paraprake ishte e përbërë nga gjyqtarët Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Ornela Naqellari, Esmeralda Ceka (Xhilli), Rexhep Bekteshi, Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Edlira Petri.

Shorti u hodh në prani të përfaqësuesve të partive politike, por edhe mediave. Mes emrave të gjyqtarëve kandidatë ishte dhe ish-kreu i KED, Ardian Dvorani, i cili nuk u përzgjodh nga shorti.

Tetë gjyqtarët që u zgjodhën me short:

Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Emona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjoka