Chelsea njofton se ka rënë dakord me trajnerin Mauricio Pochettino për të mbyllur bashkëpunimin pas një sezoni.
Menjëherë Pochettino është lidhur me një kalim te Man United, që po mendon për një trajner të ri.
Klubi i Londrës perëndimore njoftoi largimin e Pochettino-s të martën, tetë ditë më pak se një vit pasi u njoftua se ai do të merrte drejtimin në “Stamford Bridge” me një kontratë dyvjeçare.
Drejtorët sportiv Laurence Stewart dhe Paul Winstanley thanë: “Në emër të të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio-n për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në “Stamford Bridge” në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.
Mauricio Pochettino tha: “Faleminderit grupit të pronësisë së Chelsea-t dhe drejtorëve sportivë për mundësinë për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tani është i pozicionuar mirë për të vazhduar të ecë përpara në Premier League dhe Evropë në vitet në vijim”.
Jesus Perez, Miguel d’Agostino, Toni Jimenez dhe Sebastiano Pochettino janë larguar nga klubi me Mauricio-n.
Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme derisa të emërohet një trajner i ri.





