Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK, pasi kishte shtyrë më parë datën në të cilën ishte thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen “Xibraka”,pas denoncimit që ka bërë në deklarata publike për Olsi Ramën.

Ai u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Ndërsa ndryshe nga Sali Berisha, i pyetur nëse ka besim te SPAK, Bardhi tha: Sa kohë i jam drejtuar SPAK pa asnjë dyshim që kam besim. Ajo që kam bërë dhe bëj me këtë institucion, nxitja për të vepruar e paanshme dhe e pandikuar politikisht.

“Aty ku isha unë mirë ishte… Më shumë kohë më morën shkallët sesa dëshmia. Pas një denoncimi publik nga selia PD, gjithçka kam denoncuar publikisht mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të Ramës në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK.

Dosja është rihapur, kanë rinisur hetimet. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për rastin. Kam kërkuar rihapjen e hetimit që ishte pezulluar në 2015-n″, u shpreh Bardhi.