Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, ka dalë kundër iniciativës për organizimin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë të Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve në vitin 2027. Cana ka folur rreth çështjes që ka krijuar debat të fortë në opinionin publik, teksa ndër të tjera u shpreh se nuk është momenti i duhur për këtë organizim, pasi së pari duhet të kalohen disa procese të normalizimit të marrëdhënieve mes dy popujve. “Më duket e nxituar. Pa u kaluar disa procese të normalizimit të marrëdhënieve është shumë e vështirë që të ketë organizime të përbashkëta pavarësisht qëllimeve të mira që ka Federata. Për momenti nuk më duket hapi i duhur”, deklaroi Lorik Cana.
Lorik Cana: Veprim i nxituar organizimi i përbashkët Shqipëri-Serbi i kampionatit Evropian të 21 vjeçarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 23 gusht 2026
5 shenjat e para që tregojnë se lëkura juaj po humbet elasticitetin
Zbulohet një “Tokë tjetër” 87 vite dritë larg, planeti është 2.5 herë më i madh se Toka
Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump





