Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
*L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
*Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. P., 19 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 07.09.2020, duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, këta shtetas, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme.





