Policia e Durrësit ka arrestuar në flagancë një 30-vjeçar ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë të atin e të riut.

Mësohet se babë e bir kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së 30-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan një flagrancë shtetasin G. V., 30 vjeç, si dhe proceduan  në gjendje të lirë shtetasi H. V., (babai i shtetasit G. V.), banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së shtetasit G. V.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.