Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Sarandës, ku për pasojë ka humbur jetën një 34-vjeçar nga Durrësi ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Mësohet se viktima është Armand Asllani, ndërsa dy të plagosurit janë E.B. dhe A. Kalemi.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.