Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur i bindur se lufta kundër korrupsionit në vend do të vazhdojë. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ku edhe u diskutua për rezolutën antikorrupsion, Balla u shpreh i keqardhur që opozita nuk ka treguar mbështetje absolute për këtë rezolutë. 

“Nuk ka pamje më qesharake për opozitën kur Kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë si kjo e sotmja. Ndërsa kryeministri i vendi flet për rezolutën disa prej deputetëve të opozitës, valëvitin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, se ka minuar demokracinë. Sot dua t’i them qytetarëve shqiptarë se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Rruga e Shqipërisë drejt BE është e patjetërsueshme”, tha Balla.